Duke qenë se Qarku i Durrësit ishte nga qarqet e fundit në vend që përfundoi procesin e numërimit të votave për subjektet politike, rrjedhimisht, edhe votimi për kandidatët ka ndodhur disa orë me vonesë nga ora 09:00, orar ky caktuar nga KQZ.

Gazetarja Klodiana Haxhia, raporton për “BalkanWeb”, se në KZAZ me numër 23 në qytetin e Durrësit sapo janë hapur 5 kutitë e para.

Më i votuari për momentin është kryeministri Edi Rama, i cili ka marrë 238 vota. Pas tij vjen kandidati Lefter Koka me 184 vota. Sa i përket kandiatëve femra, më e votuara nga PS është kandidatja Klodiana Spahiu me 65 vota, ndërsa pas saj vjen Milva Ekonomi me 47 vota.

Ndërsa nga Partia Demokratike më së shumti vota ka grumbulluar kandidati, Igli Cara, me 223 vota.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb