Marrëveshja Rama-Basha me sa duket ka filluar të japë edhe sinjalet e para të “krisjeve” të PD-së me aleatët e saj duke i lënë të heshtur dhe pa fjalë pas paktit. Një ndër to është edhe Kreshnik Spahiu, i cili ka zgjedhur heshtjen duke mos reaguar pas marrëveshjes Rama-Basha. Spahiu ka plot 6 ditë pa reaguar në rrjetet sociale po aq ditë sa ka edhe marrëveshja Rama-Basha. Gjithashtu që nga ajo kohë Spahiu nuk është parë më në asnjë studio televizive. Ndoshta mund të jetë një rastësi ose ndoshta pakti i Bashës me Ramën ka “tradhtuar” në një farë mënyre kreun e Aleancës Kuqezi i cili ishte një nga mbështetësit më të flaktë të çadrës por sipas rezultateve që dha pakti Rama-Basha, çadra e la Kreshnik Spahiun të vetëm zbuluar në mëshirë të fatit. Mos vallë pakti Rama-Basha po shkatërron partitë e vogla?!

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: