Jo vetëm nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, por edhe Petrit Vasili i LSI-së i ka kushtuar një status citimit që kryeministri Rama kishte bërë këtë mëngjes.

Ndërsa Rama shprehet se vargjet: “E vjetra shembet, kohët po ndryshojnë. Një jetë e re po lulëzon gërmadhash” janë të Qemal Stafës, Vasili e quan atë shkollëpak dhe thotë se ato janë vargje të Friedrich Schillerit dhe janë shkëputur nga drama e tij wilhelm Tell.

STATUSI I PLOTË

Shkollepaku “shkelqen” me injorancen e tij!
Edi Rama, Shkollepaku, i ve ne gojen e Qemal Stafes fjalet: “E vjetra shembet, kohët po ndryshojnë.Një jetë e re po lulëzon gërmadhash.”
Shkollepak jane vargje te Friedrich Schillerit dhe jane shkeputur nga drama e tij Ëilhelm Tell dhe jo te Qemal Stafes.
I mirenjohuri Skender Luarasi e dha si teme hartimi ne 19 qershor 1935 nxenesve te tij ku bente pjese jo vetem Qemal Stafa, por edhe Arshi Pipa, Xhemal Broja, Elez Braha etj.
P.S. Ne foto gjeni brockullen e Shkollepakut, por do gjeni edhe kujtimet e Skender Luarasit dhe pjesen nga Shchiller ku jane shkeputur dy vargjet qe bene lemsh Shkollepakun

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb