Pas përfundimit të numërimit të subjekteve politike në Bashkinë e Kolonjës, ku fituese rezultoi Partia Socialiste, ky proces, ka përfunduar edhe për kandidatët për deputetë.

Më e votuara nga të gjithë kandidatët, përfshirë të PD dhe LSI, ka dalë ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila ishte dhe kandidate për deputete në këtë zonë. Ajo ka siguruar 2.762 vota.

Në radhët e Partisë Socialiste i dyti si më i votuari është shpallur Niko Peleshi, drejtuesi politik i Qarkut të Korçës, pjesë e së cilës është dhe Bashkia e Kolonjës.

Peleshi, ka siguruar 100 vota. Nga krahu tjetër, në radhët e Partisë Demokratike më e votuara është shpallur kandidatja Marjeta Halili, me 166 vota, ndërsa i dyti më i votuar nga PD, është Ervin Salianji, me 84 vota.

Kandidatët PD:

Edmond Spaho 74

Sorina Koti 18

Ervin Salianji 84

Bledion Nallbati 22

Seladin Jakupllari 30

Marjeta Halili 1667

Andrea Mano 35

Alfred Gega 12

Soela Myrtollari 32

Erion Haruni 5

Andrea Simaku 7

Anila Hysenbegasi 11

Kandidatët PS

Eni Zake 54

Blerina Gjylameti 39

Ilirjan Pendavinji 11

Ilir Topi 30

Oltav Xhaçka 2762

Niko Peleshi 100

Edlira Bode 19

Bledi Como 21

Besa Spaho 3

Dhora Shkëmbi 4

Arjan Jaupllari 84

Vasil Sterjovski 48

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb