TIRANA

Përleshja tek shkolla ‘’1 Maji’’ ka sjellë një mobilizim në të gjitha KZAZ-të e Tiranës. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se përveç ‘badge’ të akreditimit kërkohen nëpër KZAZ për të gjithë personat që duan të hyjnë edhe kartat ID.

Një përleshje fizike ndodhi pak më parë fillimisht mes vëzhguesve, teksa dyshohet se të përfshirë në sherr ishin edhe persona nga jashtë.

Kandidatja e PD, Pampuri denoncoi se vëzhguesi i dhunuar ishte i PD dhe për personat e përfshirë, përfaqësuesit e KQZ nuk kishin informacion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb