TURQI-Kalimi ujor nëpër Ngushticën e Bosforit në Turqi është pezulluar, pasi një anije transportuese është përplasur me një anije të rojës bregdetare.

Autoritetet në Stamboll thanë se gjashtë persona janë shpëtuar në incidentin që ndodhi sot.

Nuk ka pasur informacione se për sa kohë ky kalim ujor me rëndësi strategjike do të jetë i mbyllur.

Afro 3% e furnizimeve globale me naftë kalon nëpër këtë ngushticë për çdo vit.

Po ashtu, Ngushtica e Bosforit është shtegu kryesor ujor për transporte të drithërave ndërmjet Detit të Zi dhe Mesdheut.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: