Presidenti amerikan Donald Trump i ka thurur lëvdata presidentit turk Recep Tayyip Erdogan gjatë një vizite të këtij të fundit në Shtëpinë e Bardhë.

Një vlerësim i tillë, sipas mediave amerikane, përcjell Telegrafi ka ndodhur pavarësisht shqetësimit bipartizan se udhëheqësi turk “po mbjell kaos në Lindjen e Mesme”. Sipas USA Today, ndërsa ligjvënësit amerikanë filluan dëgjimet publike për të hetuar ndërveprimet e Trumpit me Ukrainën, presidenti “përqafoi” plotësisht një tjetër çështje që shqetësonte Shtëpinë e Bardhë.

Bëhet fjalë për vendimin e tij muajin e kaluar për tërheqjen e trupave amerikane nga veriu i Sirisë, duke i hapur rrugën operacionit turk në atë vend ditë më vonë. Gjithashtu, sipas mediumit në fjalë, pas një serie takimesh, presidenti u tha gazetarëve gjatë një konference shtypi se ai shpreson të ndërmjetësojë një marrëveshje me Turqinë që do të zgjerojë ndjeshëm tregtinë midis dy vendeve, raporton Telegraf.

Por çfarë u ka “rënë në vesh” gazetarëve, ka qenë një deklaratë e Trumpit, në raport me homologun e tij turk.

“Unë jam një fans i madh i presidentit”, citohet të ketë thënë Trump për Erdoganin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: