Ukraina dhe Rusia kanë nënshkruar sot një marrëveshje për të rifilluar eksportet e grurit të Ukrainës në Detin e Zi, një marrëveshje e cila shpresohet se do të lejojë Ukrainën , eksportuesin e pestë më të madh në botë të grurit dhe një eksportues kryesor të misrit dhe elbit, të zhbllokojë miliona tonë drithë, për herë të parë në gati pesë muaj dhe potencialisht për të shmangur një krizë katastrofike globale të ushqimit.

Në një ceremoni nënshkrimi në Pallatin Dolmabahçe në Stamboll morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres dhe Recep Tayyip Erdogan , presidenti i Turqisë, i cili kishte luajtur një rol kyç gjatë muajve të negociatave të tensionuara.

Shpresohet se marrëveshja do të sigurojë kalimin e grurit dhe mallrave thelbësore si vaji i lulediellit nga tre porte ukrainase të Detit të Zi, duke përfshirë Odesën , edhe pse lufta vazhdon të shpërthejë diku tjetër në vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb