Agjencia e Prokurimit Publik pasi njoftoi pezullimin e të gjithë procedurave të prokurimit me përjashtim të atyre që lidheshin me nevojat për shkak të situatës së COVID-19 ka bërë një sqarim të fundit për autoritetet kontraktore.

Sipas kësaj të fundit procedurat e prokurimit mund të vijojnë edhe për procesin e rindërtimit si dhe për shërbime të lidhura me komunitetin që kryesisht zbatohe nga ana e bashkive.

“Në vijim të Njoftimit Nr.2371 Prot., datë 31.03.2020 për pezullimin e shpalljes së procedurave të reja të prokurimit publik, si dhe atyre që janë në proces, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) në mbështetje të nenit 13 të Ligjit Nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, nisur edhe nga pyetjet e shumta dhe problematikat që janë adresuar për zgjidhje pranë saj, sjell në vëmendje të autoriteteve kontraktore si më poshtë vijon:

Njoftimi për pezullimin e procedurave të prokurimit i referohet të gjitha procedurave të prokurimit, përfshirë këtu edhe procedurat e prokurimit me vlerë të vogël, për ato objekte prokurimi, të cilat nuk lidhen ngushtësisht me situatën e pandemisë dhe për ato objekte që nuk janë te domodoshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: