Së fundmi, “Top Channel” ka bërë shumë ndryshime në programacionin e sezonit të ri. Disa prej emisioneve më të ndjekura, përveç përmbajtjes, kanë ndryshuar edhe stafin e tyre. Kjo valë ndryshimesh sapo ka prekur edhe “The Voice”, një tjetër produksion i suksesshëm i këtij televizioni.

Por çfarë janë këto ndryshime? Në spotin e “The Voice” shfaqet një karrige bosh, që simbolizon ndryshimin e trajnerëve për këtë sezon.

Disa zëra nga “Top Channel” kanë thënë se në karrigen bosh mund të ulet Eneda Tarifa, si trajnerja e re
në këtë emision. Gjithashtu, thuhet që ndryshimet mund të jenë aq të mëdha, sa madje mund të prekin edhe prezantuesin Ledion Liço.
(ma.ar/summer pages/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: