Presidenti i Juventus, Andrea Agnelli, ka dhënë një lajm të shumëpritur për tifozët. I pari i klubit ka deklaruar se Juventus po punon intensivisht për të sjellë një Ronaldo të dytë në grup, por me parametra të tjerë.

Në një prononcim për “Financial Time”, Agnelli ka thënë se: “Ne duhet të jemi në gjendje të blejmë Cristiano Ronaldon tjetër, por atë të moshës  25-vjeçare”, tha fillimisht ai.

Klubi i “Zonjës së Vjetër”, edhe me nismën e drejtuesve synon të ri-ngrihet në majat e klubeve në aspektin e marketingut, ku tashmë hapin e madh e ka hedhur transferimi i Ronaldos në Torino.

Kujtojmë se për harkun kohor të 60 ditëve, skuadra e Juves ka arritur të shesë më shumë fanella seç ishin shitur gjatë gjithë periudhës së një viti më parë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb