Ditë jo të lehta kanë qenë këto për Marina Vjollcën. Siç duket nga stori i fundit, moderatorja ka kaluar virusin Covid-19. Mirëpo, pas një testimi të bërë, fatmirësisht Marina ka rezultuar negative. Lajmin e ka bërë me dije vetë moderatorja në Instagramin e saj, ku ka ndarë një foto të testit.

“Më në fund negative,”-shkruan Vjollca krahas fotos.

Sakaq ju kujtojmë që moderatorja Marina Vjollca dhe reperi Geatoar Selimi u bënë prindër për herë të parë vitin e kaluar, duke mirëpritur në jetë, Marget.

Megjithëse çifti janë shumë hermetikë sa i përket vajzës së tyre, Marina disa kohë më parë ka rrëfyer se ka në plan të bëjë edhe shumë fëmijë tjetër pas Marget./Panorama Plus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: