Pas propozimit të Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, Presidenti Ilir Meta ka nderuar sot me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” Organizatën e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare.
Në shkresën e drejtuar presidencës më datë 24 prill 2019, Balla i kërkon Presidentit Meta që në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut dhe 62-vjetorit të krijimit të Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare ti jepet kësaj Organizate Urdhëri “Nderi i Kombit”.
Ky propozim, sipas Ballës është mbështetur në kontributin që ka dhënë Organizata e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare në mbrojtjen, përhapjen, transmetimin dhe edukimin e idealeve dhe vlerave antifashiste, atdhetare e liridashëse të popullit shqiptar në Luftën e Dytë Botërore.
(BalkanWeb)