Të enjten, veteranët e luftës së UÇK-së për tetë orë kanë protestuar para Kuvendit të Kosovës me kërkesën që të ndërpritet seanca plenare dhe të merren parasysh kërkesat e tyre për përfshirje në Projektligjin për pagën minimale.

Pas shumë përpjekjeve për vazhdim të seancës, një gjë e tillë ka qenë e pamundur edhe për shkak të protestës së opozitës në Kuvend të Kosovës.

E ashtu, siç dje u paralajmërua sot në orën 09:00 nisi takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti me përfaqësuesit e veteranëve.

Në takim me Kurtin kanë shkruar ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku dhe kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari.

Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari ka paralajmëruar edhe masa të tjera, në rast se nuk plotësohen kërkesat e tyre në takimin me kryeministrin.

“Ne i ftojmë deputetët, ata të cilët vlerësojnë, ata të cilët kanë qenë pjesë e luftës nëse edhe në takimin e nesërm nuk reflekton kryeministri dhe qeveria, ne do të vazhdojmë kundërshtojmë fuqishëm”, ka shtuar ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: