Parlamenti i Kazakistanit ka votuar sot kryeministrin e ri. Vendimi në fjalë vjen pas trazirave të ashpra, që shkaktuan përleshje masive me të vrarë dhe shumë të plagosur.

Sipas mediave të huaja, parlamenti i vendit të Azisë Qendrore votoi sot për Alikhan Smailov, njoftoi televizioni shtetëror.

Smailov mori postin përkohësisht, pas shkarkimit të qeverisë së vjetër një javë më parë. Edhe presidenti Kassym-Jomart Tokayev kishte sugjeruar më parë Smailov për këtë detyrë. “Rendi i plotë është rivendosur në Kazakistan. Kërcënimet për sigurinë e vendit janë shmangur”, tha Tokayev në një takim përmes lidhjes online me Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), të cilën ai e kishte thirrur për të shuar trazirat.

Kazakistani, i cili kufizohet me Rusinë dhe Kinën, u përfshi nga trazirat për një javë, pasi protestat antiqeveritare u rritën nga pakënaqësia për rritjen e çmimeve të karburantit në pompat e benzinës në vendin e pasur me naftë dhe gaz.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: