TIRANË

Pas qeverisë kryeministri Edi Rama ngre më këmbë edhe deputetët socialistë për shkak të tërmeteve. Kreu i qeverisë ka thirrur një mbledhje emergjente të grupit parlamentar socialist paraditen e nesërme.

Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” se mbledhja do të zhvillohet nesër rreth orës 11:00 në Kryesinë e Kuvendit. Po përveç deputetëve në mbledhje do të marrin pjesë edhe ministrat dhe krerët e bashkive.

Kreu i qeverisë anuloi udhëtimin drejt SHBA dhe u kthye me urgjencë nga Gjermania duke lajmëruar mbledhjen e qeverisë në orën 23:30.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb