TIRANE

Pas reformës zgjedhore, e cila sipas marrëveshjes së firmosur një ditë më parë mes palëve duhet të përfundojë më 15 mars, objektiv i radhës i opozitës së bashkuar do të jenë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në një ditë me ato lokale. Deklarata u bë nga kryedemokrati Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët nga selia e PD.

“Çdo ditë që kalon me këtë gjendje politike, është një ditë e zezë për Shqipërinë, është objektiv që pas reformës zgjedhore, të shtyjmë për zgjedhje të parakohshme, në një ditë me ato loklae, dhe të kemi qeveri nga qytetarët jo nga bandat dhe institucione që të kenë kujdesin te qytetarët dhe jo të pasurimi tyre” -u shpreh Basha.

Duke u ndalur edhe një herë në tryzën e një ditë më parë, e cila uli palët për dialog mbi reformën zgjedhore, Basha sqaroi se nuk ishte një takim, por nisja e procesit të reformës, si një kusht i Bundestagut për çeljen e negociatave.

“Jam i qartë dhe e përsëris nuk është takim, është procesi i reformës zgjehore kusht i Bundestagut çeljen e negociatave e për zgjedhjet e lira e të ndershme. Një vit më parë gjërat dukeshin sikur shkonin fjollë, ishte beteja jonë që coi në këtë rezolutë. Hapi i parë është reforma zgjedhore. Synimet tona janë të qarta, brenda 15 marsit reforma zgjedhore, dhe të detyrohet pala tjetër t’i japë fund ilegjitimitetit në vend. Kjo është axhenda jonë.” theksoi Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb