TIRANE

Semi Jaupaj, ka qenë një ndër banoret e shtëpisë së BBV, që ka shkaktuar më shumë diskutime dhe debate. Një prej tyre është marrëdhënia e saj disa vjeçare me Bojken Lakon.

Semi zbuloi dje se ishte martuar me Bojken Lakon dikur, që të kishin një mundësi më shumë për t’u larguar nga Shqipëria. I ftuar ditën e djeshme në Top Albania Radio, ishte kantautori Bojken Lako, por ai ndryshe nga Semi nuk dëshiron të flasë shumë për këtë temë.

“Për këtë temë nuk dua të flas shumë. Nuk e ndjek Big Brother-in dhe nuk do ta ndjek, aq më tepër në këtë rast. E kam përkrahur hyrjen e saj si pjesë e mundësisë që të jep një shoë i tillë. Gjithçka që ka thënë ajo aty është ok. Semi thotë atë që do.”- u shpreh Bojkeni.

Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, Semi ka rrëfyer se Bojkeni ka qenë dashuria e parë dhe sot e kësaj dite ata ruajnë një marrëdhënie miqësore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: