ITALI– Pas rrëzimit të urës në Genova, në dy banesa ra zjarr e për pasojë dy persona mbetën të plagosur rëndë.

Siç raportojnë mediat italiane, bëhet fjalë për një 75-vjeçare, e cila u asfiksua nga tymi, si dhe për një djalë 30-vjeçar, që mori trauma të mëdha në kraharor dhe dëmtime të tjera në kokë.

‘Tgcom’ shkruan se të dy të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin San Martino. Sakaq, thuhet se mes të plagosurve është dhe një shtetas çek.

Ngjarja e rëndë që tronditi Italianë, deri më tani ka shkaktuar 22 të vdekur, ndërsa 8 persona paraqiten në gjendje të rëndë për jetën. Autoritetet italiane bëjnë me dije se raportohet për 10 persona të zhdukur.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: