Presidenti amerikan Joe Biden, do të udhëtojë sot drejt kufirit polako-ukrainas pas ditës së dytë të Samitit zhvilluar në Bruksel.

Air Force One do të zbarkojë në qytetin polak të Rzeszow, disa kilometra nga kufiri me Ukrainën.

Gjatë vizitës së tij, Biden pritet të takohet me anëtarët e Divizionit të 82-të Ajror të SHBA-së, pjesë e dislokimit të NATO-s në krahun e saj lindor.

Ai do të marrë gjithashtu një informim për situatën e rëndë humanitare në Ukrainë.

Më shumë se dy milionë refugjatë kanë ikur në Poloni – ndërsa Varshava strehon rreth 300,000 prej tyre.

Gjithashtu Biden do të takohet me presidentin polak Andrzej Duda për të falënderuar vendin për përpjekjet e tyre humanitare.

Udhëtimi i Presidentit të SHBA vjen ndërsa Perëndimi përballet me pyetje urgjente se çfarë do të bëjë më shumë për të ndihmuar ukrainasit që janë ende në vend duke i bërë ballë sulmit rus.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb