KOSOVË

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz, pritet të mbërrijë gjatë ditës së sotme për një vizitë zyrtare në Kosovë, aty ku do të vijojë  më pas me takime të rëndësishme.

Në  axhendën e Kurz janë parashikuar takime me krerët më të lartë të shtetit të Kosovës si me presidentin Hashim Thaçin, por  edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Kurz një ditë më parë ka qëndruar në Beograd teksa ka deklaruar se çfarë do marrëveshje legjitime që arrijnë Kosova dhe Serbia në dialog, do të jetë e pranueshme për Austrinë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb