Me fluksin e jashtëzakonshëm të të infektuarve, si dhe të pacientëve në spitalet greke shkaktuar nga varianti Delta, Greqia përballet me një valë të katërt.

Madje, shifrat pritet të jenë tepër të larta javët e ardhshme në qendrat urbane, pas kthimit të turistëve verorë. Në këtë aspekt, burime nga kryeministria greke bëjnë të ditur se pak para se të shpallej paketa e masave nga ministri i Shëndetësisë, një tjetër bisedë është kryer në prani të kryeministrit grek.

Mesa duket, pas autorizimit të plotë të vaksinës Pfizer nga FDA, Greqia do të adoptojë vendimin e vaksinimit të detyrueshëm në sektorin publik, në ushtri e sektorin e shëndetësisë.

Ekipi i specialistëve po shqyrton grupet e caktuara, ku do të fillojë vaksinimi i detyrueshëm. Vendimi do të shpallet nga qeveria greke në mes të muajit shtator.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb