Në rubrikën “Opinion” në News24, ish-Presidenti Bamir Topi ka komentuar deklaratën e Raportuesit të CDU për Shqipërinë Peter Beyer, lidhur me shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Topi tha se ky është një lajm që dëmton Partinë Demokratike, më kryesisht grupimin e Berishës.

“Nuk është lajm i mirë për Partinë Demokratike që lidhet me foltoren. Këtu gjithmonë është menduar se zëri i SHBA mbetet ekskluziv, por jo netëork-u ndërkombëtar tregon se nuk jemi të parëndësishëm. Funksioni gjeopolitik i këtij vendi është i një cilësie të veçantë se jemi vend i NATO-s. Shqipëri ka pozicion si në atë zonën tampon. Se kujtoj largimin e rusëve nga baza e Vlorës në vitin 1961, që u duk sikur i larguam ne. Kur ishim të vegjël e besuam këtë fabul, por baza e Vlorës ishte 60 km larg bazës së NATO-s në Otranto dhe këto i vendos politika botërore. Këta kanë iluzionin se mund të vazhdojnë. Mirazhi në politikën shqiptare funksionoka mirë në të gjitha gradat”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb