Objektet personale të Luigj Gurakuqit, nënshkruesit të Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, mbaheshin të mbyllura në një sënduk në fondin e muzeut në Shkodër, për vite me radhë, derisa studiesi Pjetër Logoreci i ftuar në “Natë me Xhaxhiun” denoncoi gjendjen e tyre.

Tashmë objektet e Heroit të Popullit janë ekspozuar në Muzeun Historik të Shkodrës, por dhe aty për shkak të ambienteve nuk mund të qëndrojnë gjatë.

Shkodra nuk ka një muze të mirëfilltë, për atë që la pas, një nga personalitetet më të shquara të lëvizjes sonë kombëtare, Hero i Popullit Luigj Gurakuqi.

Tre dekada më parë, pas vrasjes në Itali më 2 mars 1925, shumë objekte të tij, do të silleshin në Shqipëri nga një prej intelektualeve të Shkodrës, Don Gjon Kamsi, e do të vendoseshin në shtëpinë e atdhetarit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.

Por në vitin 2000, kur shtëpia e Gurakuqëve u shemb, këto objekte do të mbylleshin në një sënduk në fondin e muzeut historik në Shkodër “OSO KUKA”, e do të qëndronin të pluhrosura aty deri sa studiuesi, Pjetër Logoreci do t’i kërkonte të gjitha instacave përkatwse të qeverisë ekspozimin e ketyre objekteve me vlerë për trashëgiminë tonë.

I ftuar në ‘Natë me Xhaxhiun’, ai denoncoi përmes fotove objekte e lëna në harresë.
Sot objektet personale të heroit të popullit Luigj Gurakuqi, veshja me njolla gjaku qw Luigj Gurakuqi mbante veshur ne momentin e vrasjes janë nxjerrë nga sënduku e janë ekspozuar në muzeun historik të Shkodrës.
Eduard Grishaj, përgjegjësi i fondit të Muzeut, thotë se as ky vend nuk është i përshtatshëm për këto objekte dhe kërkon që shtwpia e atdhetarit të kthehet në një muze për këto objekte.
Ekspozita me objektet e luigj Gurakuqit hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë do të qëndrojë e hapur për vetëm 6 muaj, e më pas sërish nuk dihet fati i asaj pasurie me vlera kulturore dhe historike që ai la pas.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: