Policia e Bulqizës ka arrestuar dy persona, pasi janë konfliktuar dhe më pas kanë goditur me mjet prerës për shkak të detyrës një 33-vjeçar.

Në pranga kanë rënë shtetasit B. GJ., 32 vjeç; M.Zh., 28 vjeç, banues në Krastë të Bulqizës, pasi kanë goditur me mjet prerës (thikë) për shkak të detyrës shtetasin G. K., 33 vjeç, (punonjës ujësjellësi).

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
B. GJ., 32 vjeç; M.Zh., 28 vjeç, banues në Krastë, Bulqizë.
Arrestimi i tyre u bë pasi në Krastë Bulqizë, pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me mjet prerës (thikë) për shkak të detyrës shtetasin G. K., 33 vjeç, (punonjës ujësjellësi), duke i shkaktuar dëmtime të lehta, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb