Policia në Memaliaj ka arrestuar një 63-vjeçar pasi ka kërcënuar me thikë bashkëqytetarin e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 63 vjeç, banues në Memaliaj, pasi dyshohet se pasditen e djeshme, në Memaliaj, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka kanosur me mjet të mprehtë (thikë), shtetasin H. M., 66 vjeç, banues në Memaliaj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika. Materialet në ngarkim të shtetasit A. L. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb