Këngëtarja e njohur shqiptare, Baby G ka patur një konflikt të rëndë me mikeshën e saj të ngushtë Bleta Gashi, por tani po shijon jetën në Dubai.

Mbrëmjen e kaluar publikoi disa pamje në Instastory ku shfaqej me fasho dhe e gjakosur, ndërsa sot ka treguar se po kënaqet në Emiratet Arabe me makina luksoze dhe po merret me muzikë.

Sipas Baby G, ishte Bleta ajo që e sulmoi pasi hëngri ushqim në makinën e saj dhe zgjodhi ta tregojë historinë e saj pasi nuk do që njerëzit të kenë miqtë e gabuar.

”Kam shkuar në spital pasi jam sulmuar nga Bleta Gashi, e cila më rrahu me tre persona të tjerë. Ndihem shumë keq që kjo më ndodhi mua dhe dua t’a ndaj historinë time me të gjitha vajzat e reja! Kur ti je e suksesshme, ata dëshirojnë të të shohin poshtë. Por, asnjë femër nuk duhet të përjetojë këtë. Dhe unë kam njerëz, por nëse ju jeni vetëm 1. Çfarë duhet të bëja????”, ka shkruar Baby G duke shtuar se Bleta e la në autostradë pasi e rrahu.

Nuk ka munguar reagimi i Bletës, ndërkohë që cështja e tyre po shqyrtohet në polici.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb