Asnjë surprizë e hidhur për Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku pas sherrit mes tyre në derbin e Kupës së Italisë mes Interit dhe Milanit. Gjykata Sportive ka lënë në fuqi dënimin disiplinor që dy sulmuesit morën në fushë nga arbitri, duke I pezulluar ata me vetëm një ndeshje. Futbollisti suedez u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa ai belg u sanksionua me të verdhë, por ka plotësuar numrin e kartonëve dhe në këtë mënyrë do të mungojë në gjysmëfinalen e parë të Kupës kundër Juventusit më 2 shkurt.

11. Jehona E Sherrit Te Madh Pamjet Bejne Xhiron E Botes, Prokuroria Nis Hetim Per Sulmuesit
11. Jehona E Sherrit Te Madh Pamjet Bejne Xhiron E Botes, Prokuroria Nis Hetim Per Sulmuesit

Për të njëjtën arsye, pra për plotësimin e numrit të kartonëve, Inter duhet të bëjë në sfidën e madhe të Kupës edhe pas Achraf Hakimi. Nga ana tjetër, me ilanin e eliminuar, Ibrahimovic ndoshta nuk do ta vuajë pezullimin, pasi janë të shumta dyshimet, nëse ai do të qëndrojë me skuadrën kuqezi edhe sezonin e ardhshëm. Këto janë vendimet e Ghykatës Sportive, ndërsa ende nuk dihet nëse Prokurori i Federatës Italiane do të nisë një tjetër hetim për Ibrahimovic dhe Lukaku.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: