Një 35-vjeçar ka rënë në pranga, pasi kundërshtoi dhe goditi punonjësit e Policisë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet Sh. M., pas një konflikti në një lokal në lagjen nr.12, gjatë kontrollit fizik dhe gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, ka kundërshtuar dhe ka goditur mënyrë të përsëritur efektivët.

Ai akuzohet për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb