Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mesnatë tek Vau i Dejes. 37-vjeçari Alfons Palushani banues në fshatin Stajkë ka vrarë me armë zjarri 51-vjeçarin Agron Metushi.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta në lokalin e fshatit. Pas sherrit 37-vjeçari ka marrë armën e zjarrit kallashnikov dhe në momentin që 51-vjeçari ka hipur në automjetin e tij për tu larguar, Palushani e ka qëlluar me armë zjarri. Ndërkohë autori është kërkim nga uniformat blu.
Njoftimi-Më datë 23.08.2022, rreth orës 03:00, në fshatin Shelqet, Vau i Dejës, pas një konflikti për motive të dobëta, 37 vjeçari, Alfons Palushani,banues në fshatin Stajkë, Vau i Dejës, ka vrarë me armë zjarri, 51 vjeçarin Agron Metushi,, banues në Shkodër.
Nga veprimet e shpejta dhe hetimet paraprake të kryera nga Policia, dyshohet se konflikti për motive të dobëta ka nisur në lokalin e fshatit dhe menjëherë shtetasi A.P., ka shkuar në banesë ka marrë armën e zjarrit kallashnikov dhe në momentin që shtetasi A.M. ka hipur në automjetin e tij për tu larguar shtetasi A.P. e ka qëlluar me armë zjarri.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tij.
(BalkanWeb)