Ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme Jashar Tafa, 94-vjeçari që u nxor nga banesa që po digjej në Luz të Vogël të Kavajës dy ditë më parë.

Burime për ‘News 24’ dhe ‘BalkanWeb’ thonë se ai ka ndërruar jetë si pasojë e djegieve dhe plagëve të marra kur banesa e tij po shkrumbohej nga flakët.

Burime nga policia konfirmojnë̈ se ka dyshime se zjarrvënia në banesë e tij ka qenë e qëllimshme dhe për këtë arsye është arrestuar nipi i tij me inicialet Rr.T. Ai dyshohet se i ka vendosur flakën shtëpisë pas një zënke me gjyshin e tij. Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb