Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 37-vjeçar, i cili një ditë më parë pas një sherri me një tjetër person, ka qëlluar me armë në ajër, dhe më pas është larguar.

Po ashtu është ndaluar dhe një 51-vjeçar nga Elbasani, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik kapën dhe ndaluan shtetasin D. H., 37 vjeç, banues në fshatin Çepe, Belsh, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike.

Ky shtetas, ditën e djeshme, në fshatin Çepe, Belsh, gjatë një konflikti për motive pronësie me shtetasin K. C., dyshohet se ka qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë në ajër dhe më pas është larguar.

Shërbimet e Seksionit Operacional në DVP Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin E. Xh., 51 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: