Pasi shkarkimit të drejtorit dhe nëndrejtorit të Kadastrës së Vlorës, është dorëhequr nga detyra nëndrejtori tjetër i këtij institucioni. Mësohet se Ardian Musta ka hequr dorë sot nga detyra, pas tensioneve që shoqëruan këto ndryshime.

Vetëm dy ditë më parë u shkarkuan drejtori Florian Alimadhi, dhe nëndrejtori Klodian Troci, të cilët refuzuan madje që të linin zyrat.

Shkak i shkarkimi të Alimadhit, (në vend të tij u emëruar juristi Alteo Nazëraj) dhe nëndrejtori Klodian Troci, (e zëvendësoi Krenar Xhemali) u bë fakti se ata kishin shmangur zbatimin e disa vendimeve të gjykatës.

Kujtojmë që Drejtoria e Kadastrës Vlorë ka qenë një nga Drejtoritë më problematike ndër vite lidhur me çështjet e pronave në hipotekë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: