VLORE

Pas shkarkimit të drejtorit dhe nëndrejtorit të Kadastrës së Vlorës, Florian Alimadhi dhe Klodian Troci, pritet që të merren masa edhe ndaj juristëve të këtij institucioni.

Në një lidhje direkte nga Vlora për ‘News24’, gazetari Enrik Mehmeti tha se mund të merren masa ndaj 15 jursitëve, ndërsa jashtë institucionit ndodhen forca policie për të parandaluar ndonjë përshkallëzim situate nga ana e ndonjë pronari, dosja e të cilëve mund të ketë qenë e bllokuar.

“Mund të merren masa edhe për 15 juristë të këtij institucioni. Në këtë institucion ndodhet edhe policia. Kjo pasi juristet mund të kërcënohen dhe nga pronarët e këtyre pronave. Juristët janë në tension, pasi në bazë të një shkrese pritet që të ketë masa për ta. Në shkresë bëhet e ditur se nga ana e institucionit duhet të ketë masa për juristët që kanë firmosur bashkë me ish-kreun e këtij institucioni Florian Alimadhi për një vendim të gjykatës së Lartë”, raportoi Mehmeti.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: