LEZHE

Pas Shkodrës, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u ndal për inspektim në Lezhë. i shoqëruar nga kreu i Bashkisë, Pjerin Ndreu Lleshaj apeloi qytetarët të zbatojnë masat e qeverisë me qëllim mospërhapjen e koronavirusit.

“Konstatoj me kenaqesi qe ne Lezhe ka nje pamje tjeter, ne krahasim me pamjen me te cilen u ballafaqova sot ne Shkoder, pasi ketu masat jane me te plota, por sa do mire qe te jete , serish nevoja eshte e madhe ne permirsim. Ka tentativa ne tregje qe te mos respektohen rregullat e distancimit dhe duke filluar nga neser, do te aplikohen standarte te reja ne tregjet ushqimore me qellimin e ruajtjes se distancave.” -u shpreh Lleshaj.

Ndërkohë I pyetur nga Neës24, perse gjate ketyre diteve shohim efektive policie pa maska dhe pa doreza, shqetsim ky i ngritur edhe nga vete uniformat pasi jane keta te fundit qe ne shumicen e rasteve u jane dashur qe ti blejne ose ti qepin vete, Lleshaj tha se policia ka maska dhe mjetet e domosdoshme, dhe nese shihni pa maska dhe doreza ne do marrim masa ndaj tyre.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb