SPANJË- Pas disfatës së turpshme të Real Madridit ndaj Barcelonës, situata duket se ka marrë një hije të rëndë brenda kampit të “Los Blancos”.

Pas mbylljes së ndeshjes në shifrat 5-1 në favor të Barcelonës, kapiteni i Realit, Sergio Ramos, është shprehur i irrituar, ndërsa nuk ka kursyer as trajnerin Julien Lopetegui. Ai i dërgoi një mesazh të qartë trajnerit, ku theksoi se respekti fitohet dhe nuk imponohet.

“Këto janë vendime që nuk i bëjmë ne, do të jemi në krah të trajnerit. Respekti fitohet, nuk imponohet, ka trajnerë me të cilët kemi fituar tituj, nganjëherë menaxhimi i lojtarëve është më i rëndësishëm se njohuritë teknike. Nuk është dita për të folu për njerëzit që do të qëndrojnë ose do të largohen. Duhet të bëni vetëkritikë”, u shpreh Sergio Ramos.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb