TIRANA

Edhe pse protesta ka përfunduar, duket si disa protestues janë drejtuar për tek sheshi ”Zogu i Zi”.

Policia i është vendosur në ndjekje protestuesve për t’i shpërndarë. Një prani e madhe e forcave të Policisë është parë në sheshin ”Zogu i Zi” teksa marshim protesta mbaroi në sheshin ”Skënderbej”.

Duket se protestuesit e fundit të kësaj marshim-proteste kanë mbetur në sheshin ”Zogu i Zi” ku dhe pritet të largohen menjëherë për të shënuar fundin e organizimit të sotëm si dita e pestë e revoltës për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb