Federata Serbe e Futbollit i është drejtuar KAS të Lozanës për të hedhur poshtë vendimin e UEFA-s për pranimin e Kosovës si anëtare më të drejta të plota e organizatës ndërkombëtare. Sipas listës së seancave dëgjimore të KAS, çështja në fjalë do të merret në shqyrtim më datë 31 tetor.

Anëtarët e UEFA-s votuan 28-24 në favor të pranimit të Kosovës në këtë organizatë, vendim që i hapi rrugën pranimit të kosovarëve pak ditë më vonë edhe në FIFA, duke u njohur ndërkombëtarisht në futboll dhe duke u përfshirë në eliminatoret e Botërorit 2018. Serbët e cilësuan këtë një “votë politike” dhe kërcënuan me gjyq në KAS, duke harruar se nga zyrat e Lozanës nuk kanë dalë asnjëherë fitimtarë.

Në të gjitha rastet e mëparshme, si ndaj ish-trajnerit Radomir Antiç, Shqipërisë apo UEFA-s, pala serbe ka humbur gjithmonë në KAS, që tregon qartësisht se pretendimet me të cilat është paraqitur atje kanë qenë të kota apo krejtësisht të paargumentuara.

Kuptohet që gjyqi i palës serbe do të jetë kundër UEFA-s, e cila ka marrë këtë vendim, ndërsa pala kosovare do të jetë thjesht spektatore në këtë çështje pasi është institucioni i futbollit ai që do të provojë se vendimi i marrë nga anëtarët e saj është mëse i drejtë dhe i ligjshëm. /panoramasport/

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: