MAQEDONI E VERIUT

Maqedonia e Veriut ka marrë dhuratë nga Greqia 20 mijë doza të vaksinës ndaj COVID-19.

Kjo sasi ishte paralajmëruar më parë se do të mbërrinte në Shkup, teksa vetëm një ditë më parë po 20 mijë doza nga Greqia mbërritën në Shqipëri.

“Ky donacion është shumë i rëndësishëm për ne dhe do të doja të shpreh falënderime deri tek populli grek dhe ambasadori i Republikës së Greqisë tek ne, Rusos Kunduros. Arritja e dozave të reja të vaksinave po zhvillohet në kohë dhe në pajtim me këtë imunizimi i popullatës po rrjedh mirë. Apeloj që sa më shumë qytetarë të paraqiten në vakcinacijamk”, shkruan ministri maqedonas i shëndetësisë Venko Filipçe.

Greqia si vend i BE është angazhuar të ndihmojë me vaksina vendet fqinje Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut teksa ka me Turqinë kanë nënshkruar marrëveshje për të njohur vaksinat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb