KOSOVA

Turqia sot ndihmon edhe Kosovën me ndihma mjekësore për të luftuar koronavirusit. Në aeroportin e Prishtinës ”Adem Jashari” vijnë ndihmat e para nga Turqia që do të priten nga vetë Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Më parë Turqia ka ndihmuar edhe Shqipërinë me pajisje mbrojtëse mjekësore dhe autoambulanca.

Ndër të tjera Turqia është vendi i 10-të më i prekur nga COVID-19 në gjithë botën teksa numëron 34 mijë të infektuar dhe 1 mijë e 582 të vdekur. Por Kosova dhe Shqipëria janë 2 vendet e vetme që ka ndihmuar deri më tani Turqia në luftën ndaj COVID- 19.

 

NJOFTIMI NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË NË KOSOVË

Të mërkurën më 8 prill 2020, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” do të mbërrijë një kontingjent i masave mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion i Republikës së Turqisë, për institucionet e Kosovës për menaxhimin e situatës epidemiologjike me Covid-19.Me rastin e arritjes së këtij donacioni, në ceremoninë e pranim-dorëzimit do marrin pjesë Ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Çağrı Sakar, Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia dhe z. Ardian Arifaj, këshilltar politik i Presidentit të Republikës së Kosovës,

Ceremonia mbahet të mërkurën, me datë 8 prill 2020, në ora 15:45 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb