Të gjithë institucionet e përkujdesit do të kenë agjentë dhe kamera sigurie.

Kështu deklaroi nga Durrësi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, gjatë nënshkrimit të Memorandumit për planin e deinstitucionalizimit për fëmijët që jetojnë në institucione, për t’i kthyer në familjet biologjike ose për t’i ofruar kujdes alternativ. Ministrja tha se kamera sigurie do të ketë në institucione për të moshuarit dhe të personave me aftësi të kufizuar.

“Pas vendosjes së kamerave në Shtëpitë e Fëmijëve, do të implementojmë këtë standard në çdo institucion përkujdesi, edhe për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuar, me qëllim monitorimin e të gjitha veprimeve që mund të cënojnë sigurinë fizike dhe psikologjike të atyre që janë më të pambrojturit. Krijuam 9 skuadrat e terrenit që tashmë janë agjentët tanë në qendrat rezidenciale të fëmijëve për të raportuar çdo parregullsi, por ata janë edhe agjentë në terren për të ndërmjetësuar kthimin e fëmijëve në familjet biologjike dhe identifikimin e familjeve kujdestare”, tha Manastirliu.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb