Pas një lidhje misterioze prej shumë vitesh, më në fund është zbuluar i dashuri biznesmen i këngëtares Zaimina Vasjari. Pas thashetheme për ndarjen mes tyre, ribashkimi përrallor erdhi këtë shkurt kur ai i propozoi Maldive.

Megjithatë, identiteti i tij ka qenë gjithmonë i fshehur dhe Zaimina nuk e ka prezantuar në fotot e saj në rrjetet sociale. “Prive” zbuloi dje fotot e sipërmarrësit shqiptar tashmë i fejuari i Zaiminës.

Ai quhet Klodian, dhe merret me biznesin e ndërtimeve. Në fotot e publikuara, dallohet i njëjti tatuazh në krah që duket edhe në një foto të publikuar kohë më parë nga Zaimina në Instagram.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: