TIRANA

Vijojnë tensionet tek Teatri teksa kësaj radhe nuk i ka shpëtuar shoqërimit as sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari apo ish- deputetja e LSI Floida Kërpaçin. Ndërkohë protestuesit kanë hequr barrierat dhe e vetmja mbetet kordoni policor që mbahet nga Policët për mos lejuar afrimin tek Teatri.

Kryetarja e LSI, Kryemadhi si dhe nënkryetari Petrit Vasili kanë shkuar sërish tek Teatri pas shoqërimeve të njëpasnjëshme të përfaqësuesve dhe kolegëve të partisë së tyre apo dhe përplasjeve me unifromat blu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb