Ditën e hënë Stine ka pranuar të jetë prezent në spektaklin “Dance With Me”, ku veç performancës së çdo jave, ka pranuar të japë edhe shpjegime rreth incidentit me Florin. Pasi ka kërkuar falje publikisht, këngëtari është shprehur: “Jeta vazhdon”.

E në fakt ka pasur plotësisht të drejtë në këtë pjesë, teksa fill pas spektaklit, Stine së bashku me dy miqtë e tij ka shijuar jetën e natës në Tiranë. I pashqetësuar nga akuzat apo edhe opinioni publik, kantautori është parë në një nga lokalet më të frekuentuara të Tiranës, duke shijuar një gotë, si pas spektaklit, por edhe zhurmës së madhe mediatike ku është përfshirë ditët e fundit.

(m.k/VipPages/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: