Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaron se mosha e tretë do të jenë të parët, pas stafeve mjekësore, në fushatën e vaksinimit kundër COVID-19.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook numri dy i PS, Balla thekson se Shqipëria e ka nisur këtë vit me më shumë besim tek e ardhmja e tek fuqia e saj për t’u përballur e për të fituar çdo sfidë.

Postimi i plotë i Taulant Ballës

MIRËMËNGJES ?

Mosha e tretë do të jenë të parët, pas stafeve mjekësore, në fushatën? #shqipëriabuzëqesh – vaksinimi anti-Covid19. Shqipëria?????e ka nisur këtë vit me më shumë besim tek e ardhmja e tek fuqia e saj për t’u përballur e për të fituar çdo sfidë?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb