Pas studentëve, edhe qytetarët e Korçës janë ngritur për të protestuar rritjen e çmimit të hidrokarbureve dhe produkteve të tjera bazë.
Gazetarja Lorena Kodra, raporton për “BalkanWeb”, se protestuesit janë vendosur në rrethrrotullimin e qytetit, ndërsa shton se po tentohet të bllokohet rruga. Në monitorim të situatës ka forca të shumta policie.
Qytetarëve i janë bashkuar edhe fermerë te zonës të cilët protestojnë për një sërë arsyesh që i kanë çuar drejt falimentimit, si rritja e çmimit te naftës, rritja e shportës ushqimore, rritja e plehrave kimike etj.
(BallkanWeb)