Rektori i universitetit Luarasi, Et’hem Ruka, dhe dekanët e këtij universiteti, Mateo Spaho dhe Indrit Baholli, janë ftuar sot në Berat nga nxënës të shkollave të mesme publike dhe shtetërore, për të referuar në lidhje me tema të ndryshme shkencore.

Takimet kanë filluar në shkollën jopublike “Irfan Ngjeqari”, ku, pas interesimit të maturantëve në lidhje me Universitetin Luarasi, rektori Et’hem Ruka u ka deklaruar se Luarasi është një universitet që është akredituar maksimalisht me 6 yje dhe ka tre fakultete tashmë, Fakultetin e Drejtësisë, Fakultetin e Ekonomisë dhe Fakultetin e Teknologjive të Informacionit dhe Inovacionit.

Ruka është ndalur edhe në takimet që ka organizuar vjet me rreth 20 mijë maturantë në të gjithë Shqipëri për t’i informuar rreth shkollave të larta dhe mundësive që ofron Luarasi, ku ka hasur në problematikën që shumë maturantë shkollave ju dinë emrin por nuk dinë t’i dallojnë nga njëra-tjetra, ndërkohë që i vetmi dallim mes tyre, sipas tij, është “akreditimi”.

Duke ju këshilluar nxënësve që të zgjedhin me kujdes dhe zgjuarsi shkollën e lartë dhe profesionin që duhet ti çojë drejt një destinacion të sigurt, rektori Et’hem Ruka referoi një çështje të veçantë të biologjisë molekulare, pjesë e një libri që ai sapo ka përfunduar së shkruari. Libri flet për Trans-humanizmin dhe ideja që përcjell ky libër është “nga vijmë dhe ku shkojmë”.

“Kemi lindur diku nga Afrika e Jugut, ku kanë lindur qeniet e para njerëzore e pastaj kemi evoluar në forma të tjera deri te njeriu i sotëm, homosapiensë, por problemi më i madh është në faktin se shumë forma paraardhëse dhe qenie njerëzore të hershme janë zhdukur dhe ne s’na garanton dot askush se sa do të ekzistojmë. Sot rreth 95 % e llojeve që kanë jetuar mbi planetin tonë janë zhdukur dhe ka plot dëshmi që janë ruajtur në bibliotekën e botës për miliona vite.

Ne duhet të dimë sesa do të jetojë lloji ynë “njeriu” dhe përgjithësisht ky është edhe thelbi i librit të Rukës”,-ka thënë Ruka. Gjatë këtij referimi, Ruka ka deklaruar se sot janë 4 teknologji që po tronditin botën dhe një nga këto është “nanoteknologjia”, që është një shkencë e re që manipulon lëndën e parë të saj në nivelin e molekulave. Nëpërmjet kësaj shkence, ka thënë ai, rrisim kapacitetet intelektuale të njeriut, përmes rrugëve gjenetike dhe nëpërmjet shartimit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Më pas, rektori i Universitetit Luarasi, Et’hem Ruka, dhe dekanët Mateo Spaho dhe Indrit Baholli, janë mirëpritur nga maturantët e dy shkollave të mesme “Babë Dudë Karbunara” dhe “Stiljano Bandilli”, në Berat. Në takimin e zhvilluar me ta në Bibliotekën e Beratit, Et’hem Ruka ndau me këta maturantë përvojën që marrin studentët tek Universiteti Luarasi, ku pas studimeve që kryejnë, ata futen në një punë të sigurt për të ndërtuar jetën e tyre.

Ruka ka theksuar se në Universitetin Luarasi tashmë rreth 600 studentë janë me bursë dhe këto bursa janë dhënë edhe për fëmijët e familjeve në nevojë që janë me mesatare të mirë, si dhe për nxënësit ekselentë dhe deri në 31 Maj regjistrimi-ka thënë Ruka-është me gjysmë çmimi.

Ai foli për dizenjimin gjenetik të bebeve, ku shpjegoi se më parë njerëzit duhet të kuptojnë sesi kemi ardhur deri këtu, nga vijmë, nga e kemi origjinën dhe ku do të shkojmë. Miliona vite më parë shoqëria njerëzore filloi të ndryshonte, që prej krimit të veglës së parë që u përmirësua në vite dhe që përmirësoi edhe njeriun. Ai shpjegoi për maturantët evolucionin e njeriut ndër shekuj dhe teknologjitë e reja që po tronditin botën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb