KINË-Kina forcon masat e sigurisë në aeroporte pas sulme terroriste në Bruksel, njoftoi sot Administrata Kombëtare e Aviacionit Civil (CAAC-ja) për shtypin.

Monitorimi është në masa të rrepta sigurie brenda territorit kombëtar, si kalimi i bagazheve nën rrezet X dhe kontrolli i mjeteve të identifikimit në hyrje të stacioneve hekurudhore, ndërkohë që zakonisht aeroportet nuk janë objekt i masave të tilla.

”Megjithatë, agjentët e sigurisë së aeroporteve në Pekin, Shangai dhe në Ghengzhou vijojnë kontrolle të hollësishme të çantave dhe valixheve të udhëtarëve në pjesën e jashtme të terminaleve”, referuar medias.

Këto masa vihen në zbatim pasi Brukseli, kryeqyteti belg, u përfshi disa ditë më parë nga një sulm terrorist i dyfishtë në aeroport dhe në metro, ku u regjistruan 31 të vdekur dhe 270 të plagosur.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: