Vazhdon “lufta online” mes hakerëve të grupit të quajtur “Anonymous” dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç pasi tani thonë se kanë rrëzuar nga sistemi uebfaqen e këtij të fundit, vucic.rs.

Kjo vjen pasi ky grup përmes një llogarie në Twitter thanë se kishin marrë përsipër faqen e ushtrisë serbe.

Tani përmes llogarisë “Anonymous TV” ku bashkangjitur kanë të vendosur si ikonë flamurin e Ukrainës thonë se faqja e Vuçiçit vucic.rs ka rënë nga sistemi, ata gjithashtu i lanë presidentit serb edhe një mesazh.

“Nëse ai dëshiron të luajë me zjarrin, atëherë le të fillojmë”, kanë shkruar ata në postimin e tyre.
Ditë më parë, kjo llogari i kishte bërë thirrje Vuçiçit që të ndalojë aktivitetet e tij të rrezikshme në veri të Kosovës, krahas postimit kishte bashkangjitur edhe video-mesazhin ku zëri ishte ndryshuar krejtësisht./ Telegrafi

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb