Është rihapur sot tregu i Krishtlindjes në Berlin, 4 ditë pasi 12 persona janë vrarë nga një sulm me kamion.

Policia ka instaluar barrierat konkrete për të parandaluar ndonjë sulm tjetër të mundshëm. Policia ndërkohë ka bastisur shtëpitë në qytetin e Dortmundit.

Autoritetet gjermane janë ende në kërkim të autorit të dushuar, një 24-vjeçar nga Tunizia Anis Amri. Ndërkaq janë gjetur lidhje të tij me predikues islamikë dhe ISIS. Ngjarja e tmerrshme ndodhi pranë një kishe në pjesën perëndimore të Berlinit, ku terroristi hyri me kamion mes turmës duke vrarë 12 persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: